Opozita, bashkim në Baku?/ Meta dhe Berisha në të njëjtën kohë në Azerbajxhan
Vizita e parë zyrtare e Sali Berishës jashtë Shqipërisë pas zgjedhjeve qe organizoi për tu shpallur kryetar ishte në lindje të kontinentit europian dhe ne kufi me Rusinë. Por, udhëtimi i tij në Baku, nuk ishte as i pari dhe nuk ishte as lajmi i vërtetë.
Në Azerbajxhan u mësua shumë shpejt se kishte udhëtuar dhe Presidenti Ilir Meta. Në dy njoftime në distancë pak sekonda, njëri pas tjetrit, zyra e shtypit e kreut të shtetit dhe ajo e zyrës së Berishës, shpërndante pamjet nga i njëjti vend ku ndodheshin të dy. Të dy, të ftuar në forumin që po mbahet në Baku për sfidat e rendit botëror. Formalisht të dy të ftuar veç e veç.
Por, sfidat e dy ish-aleatëve të dikurshëm nuk janë aspak globale. Ilir Meta duket i paduruar për rikthimin e tij në politikën aktive, rikthim që nuk ka lënë indiferent Sali Berishën, e izoluar si nga ndërkombëtarët ashtu dhe nga kundërshtari politik. Ç’ka i bashkon të dy sfidat, është qëndrimi i të dyve në opozitë. Formalisht akoma veç e veç. Por, a do të bashkohet Meta me Berishën, pas 24 Korrikut?
Burime nga delegacioni presidencial, pohuan se ishin në dijeni të pranisë së Berishës në të njëjtin Samit, por pyetjes nëse ka pasur një takim, ju përgjigjen me një buzëqeshje. Koha dhe vendi i përbashkët ku ndodhen sot dy ish-aleatët politik, e bënë të natyrshëm një takim të tyrin, në një Samit ku ka pak vetë që flasin shqip. Por, takohen apo jo, nuk varet vetëm prej tyre.
Berisha nuk e ka fshehur se është në kërkim të një bashkëpunimi të ri me Ilir Metën. Por, kreu i shtetit, në javët e fundit të mandatit te tij si President u duk sikur u zbut me amerikanët të cilët e mikpritën në rezidencën e tyre ne Tiranë. Ilir Meta ka deklaruar se mezi pret te zgjohet nga ëndrra e te kthehet ne betejën politike, por nuk dihet akoma nëse kjo beteje do te filloje nga Baku, apo nga Tirana.
LEXO TE NGJASHME