Rama sulmon BE-në nga Kievi dhe refuzon kërkesën e Zelensky

640 0 rama zelensky abazovic 185

Kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez Dritan Abazoviç zhvilluan një vizitë në Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky. Gjatë konferencës së përbashkët, kryeministri Rama sulmoi sërish Bashkimin Europian duke e fajësuar për bllokimin e hapjes së negociatave. Nga ana e tij, presidenti Zelensky kërkoi nga perëndimi miratimin e shpejtë të paketës së 7-të të sanksioneve ndaj Rusisë. 

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kiev, me ftesë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Shefi i qeverisë shqiptare ka shfrytëzuar konferencën për gazetarët me presidentin Zelensky dhe kryeministrin malazez Dritan Abazoviç për të sulmuar sërish Bashkimin Europian duke e fajësuar atë për mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Komentet agresive të Ramës ndaj Brukselit erdhën në kontekstin e kërkesës së Ukraines për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër, presidenti Zelensky tha se si Ukraina ashtu dhe vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë të jenë në Bashkimin Europian dhe bëri thirrje për miratim sa më të shpejtë të paketës së 7-të të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

Pavarësisht se Mali i Zi është në një stad tejet te avancuar në rrugën drejt BE, kryeministri Abazoviç ka reflektuar takimet e shumta të zhvilluara me Edi Ramën gjatë javëve të fundit. Kjo u duk në komentet e tij kritike ndaj Brukselit zyrtar.

Gjate vizitës në Kiev, kryeministri Rama zgjodhi të shoqërohej vetëm nga ministrja Elisa Spiropali, Drejtori i Komunikimit Endri Fuga dhe gazetaret Baton Haxhiu e Ben Blushi.

Kryeministri Rama, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç vizituan zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.

Në vijim të vizitës, kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi u pritën në një takim zyrtar nga presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, pjesë e të cilit në mënyrë virtuale u bë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Kjo vizitë, e cila do ketë kosto të larta, duke nisur që nga udhëtimi me avion personal e deri te masat e sigurisë, vjen disa javë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë.

Ai kërkoi që qeveria shqiptare të ndalojë vizitat e turistëve dhe biznesmenëve rusë. Zelensky po ashtu tha se nuk duhen lejuar anijet ruse në portet shqiptare.

Megjithatë, Rama mbërriti në Kiev pa i plotësuar këto kërkesë themelore të presidentit ukrainas.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.