Berisha: Mbështes grevën e avokatëve, të anulohet urgjent harta gjyqësore

berisha.greva

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi në lidhje me grevën e avokatëve, të cilët kërkojnë anulimin e hartës së re gjyqësore.

POSTIMI I PLOTE

Sot greva 4-ditore e avokatëve të vendit kundër Hartës së Gjykatave.

Të dashur miq, sot të gjithë avokatët e vendit nisën grevën katërditore kundër hartës së re antikushtetuese, antiligjore, të sistemit të gjykatave që dhunon rëndë parimet e procesit të rregullt gjyqësor për qytetarët shqiptarë.

Kjo hartë në mënyrë arbitrare mbyll 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo, me shpenzimet shtesë që u krijon qytetarëve, udhëtime, hotele etj, e bën të papërballueshëm procesin gjyqësor për shtresat në nevojë. 

Me hartën antikushtetuese, Rama ka dy qëllime kryesore:

• Të vendosë nën kontroll të plotë vendimet e gjykatave dhe të maskojë falimentimin e sistemit gjyqësor nga pseudoreforma e këtij sistemi.

• Duke i dhënë mbështetje të plotë grevës të avokatëve të vendit në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë, u bëj thirrje të gjithë profesioneve të tjera të lidhura me proceset gjyqësore, të hidhen në grevë dhe të kërkojnë anulimin e menjëhershëm të saj.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.