Reforma territoriale/ Alibeaj thërret grupin, asnjë deputet i Berishës pjesë e Komisionit

alibeajj.reforma

Grupi i PD-së pritet të mblidhet sot në orën 15:00.

Mbledhja bëhet për të diskutuar mbi fillimin e procesit te reformes territoriale duke qenë se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale.

Dhe u zhvillua mbledhja e parë e deputetëve të PD-së, anëtarë të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

Deputetët u dakordësuan që në mbledhjen më të parë të Grupit Parlamentar të PD-së t’i kërkohet cdo deputeti/je të Grupit që të sjellë me shkrim:

(i) Një analizë të problematikave të zonës ku ai është zgjedhur, në nivel bashkie dhe/ose qarku;

(ii) Personat, qofshin funksionarë apo ish-funksionarë të PD-së në nivel vendor, apo edhe aktorë të tjerë relevantë, që duhet të konsultohen; dhe

(iii) Propozimet e tij/saj për kriteret dhe standardet që duhen aplikuar për ndarjen e re administrative-territoriale të tilla si, por pa u kufizuar në, popullsia, gjeografia, zhvillimi ekonomik, shërbimet ndaj qytetarëve, lidhjet kulturore, historike etj.

Të gjitha materialet e sjella nga deputetët do t’i shërbejnë më pas Grupit të Punës që të hartojë një dokument të sintetizuar të problematikave në nivel bashkie dhe qarku, listën e personave që duhen konsultuar për të mbledhur opinionet e tyre, si dhe kriteret e standardet që duhen mbajtur në konsideratë për ndarjen e re administrativo-territoriale.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.