Scholz tha se Serbia duhet të njohë Kosovën/ Ischinger: Bravo kancelar!

Scholz tha se Serbia

Deklarata e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz në Prishtinë, se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, ka nxitur reagime të forta, ndërsa në Beograd e kanë pritur me zemërim këtë qëndrim.

Ndërkohë ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, ka thënë se një deklaratë e tillë e Scholz është për t’u duartroktiur, raporton Gazeta Express.

Diplomati gjerman ka thënë se një gjuhë e tillë e qartë drejt Serbisë është për t’u vlerësuar, ndërsa shton se do të ishte e dobishme nëse të gjitha shtetet anëtare të BE-së do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Ischinger thotë se ende ka shumë punë për t’u bërë.

“Bravo kancelari Scholz.: Gjuhë e qartë për Beogradin për temën e njohjes së Kosovës nga Serbia! Megjithatë, fillimisht do të ishte e dobishme nëse të gjithë anëtarët e BE-së do ta njihnin Kosovën: ka ende shumë për të bërë!”, shkruan Ischinger.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.