Alarmi i EUROSTAT: Mbi 300 mijë fëmijë në Shqipëri rrezikohen nga uria
"Më shumë se gjysma e shtetasve nën moshën 18 vjeç në Shqipëri rrezikojnë të mbeten të uritur".
EUROSTAT ka lëshuar alarmin duke iu referuar kushteve të vështira ekonomike dhe sociale në të cilat jetojnë shqiptarët.
Sipas EUROSTAT, janë mbi 304 fëmijë të mitur që jetojnë në familje me të ardhura të ulëta në Shqipëri dhe që rrezikojnë të kalojnë kufirin e varfërisë.
Shqipëria pasohet nga Mali i Zi dhe Turqia, ndërsa vendet me kushtet më të mira sociale për të rinjtë janë Çekia dhe Sllovenia.
"Rreziku për t'u bërë i varfër apo përjashtimi social" i referohet individëve që preken nga të paktën 1 nga këto 3 çështje: të ardhurat e ulëta, privimi material ose social dhe mundësitë e ulëta të punësimit.
Niveli që i ndan të varfërit nga të tjerët është jetesa me 5.5 dollarë në ditë.
Në shkallë popullsie, të rinjtë nën moshën 18 vjeç përbëjnë grupin më të mëdha që rrezikojnë të vuajnë nga uria ose burime të tjera materiale, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç është në një rrezik më të ulët për shkak të përfitimeve mujore të pensionit.
LEXO TE NGJASHME