Flamujt në gjysmështizë: Sot ceremonia shtetërore e varrimit të ish-Presidentit Nishani

Flamujt në gjysmështizë

Sot zhvillohet seremonia shtetërore e përcjelljes për në banesën e fundit, të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit, i cili ndërroi jetë më 28 maj në një spital në Gjermani.

Flamujt në të gjithë institucionet shtetërore janë ulur në gjysmështizë. Në orë 10:00-12:00 do të zhvillohen homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Pas orës 12:00,  arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Atje do të mbahet ceremonia e varrimit dhe fjalimet  e lamtumirës. Në fund, dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani.

Dje, Presidenti Ilir Meta i akordoi z. Nishani, dekoratën e Flamurit Kombëtar.

"Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore,- njoftoi Presidenti, -  për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe europian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare, i akordova sot ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, "Dekoratën e Flamurit Kombëtar", më të lartën e shtetit shqiptar.

Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut."

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.