Ndarja nga jeta e Nishanit/ Berisha: Humba një prej miqve të mi më të mirë
Pas ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion”.
Berisha është shprehur se Nishani ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e tij më të çmuar duke shtuar se ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për shtetin shqiptar, për Partinë Demokratike e për shoqërinë shqiptare.
Sali Berisha: Bujar Nishani ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e mia më të çmuar, një ndër politikanët më të ndershëm të këtij vendi, një nga shërbëtorët më besnikë të shqiptarëve, një nga shtetarët më dinjitozë të shtetit, një nga presidentët që i dha vendit nder çdo ditë që qëndroi si përfaqësues i tyre. Në këto 30 vite, Nishani ka qenë një nga drejtuesit më të rëndësishëm të PD-së. Në këto kontekst, është një humbje e madhe për shtetin shqiptar, për PD-në, për shoqërinë shqiptare.
Për kreun e PD-së, nga ana personale, humbja e ish-Presidentit shqiptar, Bujar Nishanit është shumë e dhimbshme pasi siç e thotë Berisha ka humbur një prej miqve të tij më të mirë të gjithë jetës politike dhe ndihet krenar për miqësinë që kanë pasur.
Sali Berisha: Për mua personalisht është një humbje shumë e dhimbshme, humba një prej miqve të mi më të mirë të të gjithë jetës time politike. Ndihem pafundësisht i detyruar ndaj tij, ndihem krenar për miqësinë që patëm. Ndihem krenar me bashkëpunimin e përkryer që kemi patur me njëri-tjetrin dhe që pata një bashkëpunëtor si ai.
***
Bujar Nishani vdiq para kohe, në moshën 56-vjeçare por ai lë një trashëgimi të rrallë për të gjithë ata që e kanë njohur.
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, në një spital në Gjermani, ku po kurohej prej 21 Prillit. Ai vuante nga pneumonia bilaterale me insuficencë respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.
LEXO TE NGJASHME