Zgjedhja e presidentit/ Dështuan tre raunde, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve
Pas dështimit të tre raundeve, ditën e sotme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar raundin e katërt për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Raundi i fundit, ku presidenti mund të zgjidhej me shumicë votash u ezaurua dje, ndërsa nuk u dërgua asnjë emër në Kuvend.
Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet në orën 14:00. Këtë herë është radha e socialistëve që të sjellin propozimet e tyre, pasi sipas marrëveshjes në të parat duhet të propozonte opozita.
Me ezaurimin e tre raundeve të para dështoi edhe mundësia për të zgjedhur një president konsensual. Presidenti i ardhshëm i pesë viteve duket se do të vijë nga votat e socialistëve në Kuvend.
LEXO TE NGJASHME