'15 janari të shpallet ditë përkujtimi'/ Zbardhet rezoluta e PD për gjenocidin serb në Kosovë
Rezoluta është firmosur nga kryetari i PD, Sali Berisha dhe deputetët Tritan Shehu, Luçiano Boçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Luan Baçi, Flamur Noka, Agron Shehaj, Elda Hoti, Edi Paloka e Belind Këlliçi.
Në rezolutën e paraqitur nga Partia Demokratike thuhet se “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë shpall 15 Janarin, ditën në përkujtim të masakrës së Reçakut, ditë të përkujtimit të Genocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë”.
Rezoluta “dënon fuqishëm gjenocidin serb në Kosovë ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut”, si dhe “konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Kosovës nga forcat ushtarake Serbo-Jugosllave, si dhe luftës së përgjakshme, gjatë periudhës 1998-1999, forcat serbe kryen në Kosovë gjenocid”.
Gjithashtu, rezoluta e Partisë Demokratike e vë theksin te krimet e kryera në Kosovë nga forcat serbe, duke deklaruar se “u shkatërruan dhe u kthyen në gërmadhë, vendbanime dhe shtëpi, u vranë në mënyrë barbare fëmijë, gra dhe të moshuar, shpesh herë duke i djegur të gjallë në prani të tjerëve, madje edhe në fabrika, furrnalta apo duke i groposur në puse”.
REZOLUTË E KUVENDIT TË SHQIPËRISË PËR GENOCIDIN SERB NË KOSOVË:
Paraqitur nga deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë
Tiranë, më 23 maj 2022
KUVENDI I SHQIPËRISË
Miraton këtë:
R E Z O L U T Ë
PËR GENOCIDIN SERB NË KOSOVË
1. Dënon fuqishëm genocidin serb në Kosovë ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut;
2. Konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Kosovës nga forcat ushtarake Serbo-Jugosllave, si dhe luftës së përgjakshme, gjatë periudhës 1998-1999, forcat serbe kryen në Kosovë genocid;
3. Dënon ashpër çdo tendencë për të mohuar genocidin në Kosovë, me qëllim fshehjen e këtyre krimeve monstruoze ndaj njerëzimit, që tmerruan botën, ndaj popullatës pafajshme të Kosovës;
4. Fton institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë të nderojnë viktimat e genocidit në Kosovë;
5. Fton të gjitha shtetet që të bëjnë përpjekje shtesë për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e genocidit në Kosovë për faktin se nuk mund të ketë paqe pa vendosur drejtësi;
6. Kërkon nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë të bashkëpunojë dhe të ndihmojë Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, për të paraqitur dhe mbrojtur para drejtësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare faktet dhe argumentet ligjorë, të cilat provojnë genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës 1998-1999.
Duke marrë shkas nga:
1. Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës për genocidin serb në Kosovë, të datës 16 maj 2019, si dhe raportet e besueshme të organizatave ndërkombëtare mbi fakte që përbëjnë Genocidin në Kosovë, përfshirë: qindra masakra kolektive të evidentuara ndaj popullsisë së pambrojtur civile në Kosovë, kryesisht shqiptarë;
2. Pranimin si genocid të masakrës në Srebrenicë më 15 korrik 1995 në Bosnje Hercegovinë, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, në Aktgjykimin e Apelit, Çështja Nr.: IT-99-33, më 19 prill 2004, në çështjen kundër Gjeneralit të Ushtrisë së Serbëve të Bosnjes (URS), Radislav Krstic;
3. Vendimin e apelit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 26 shkurt 2007, që konstaton se aktet e kryera në Srebrenicë dhe rrethinë rreth datës 15 korrik 1995, janë akte të genocidit të kryera nga të ashtuquajtur ushtarët e URS-së dhe se këto akte duhet të quhen me emrin e vërtetë Genocid.
Duke iu referuar fakteve të Gjenocidit në Kosovë:
Ku u shkatërruan dhe u kthyen në gërmadhë, vendbanime dhe shtëpi, u vranë në mënyrë barbare fëmijë, gra dhe të moshuar, shpesh herë duke i djegur të gjallë në prani të tjerëve, madje edhe në fabrika, furrnalta apo duke i groposur në puse.
Krimet e kryera nga forcat e armatosura serbe të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ), gjatë fushatës së programuar, të planifikuar dhe të institucionalizuar shtetërore, kishin si qëllim shfarosjen e shqiptarëve dhe spastrime etnike për ndryshimin e dhunshëm të përbërjes etnike të Kosovës, duke dëbuar rreth 1 milionë njerëz nga trojet e tyre etnike, duke vrarë rreth 12 mijë civilë të pambrojtur, kryesisht shqiptarë, prej të cilëve u vranë mizorisht 1392 fëmijë, mbi 800 prej tyre nën moshën 5 vjeçare dhe 1739 gra.
Forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe po ashtu ushtruan dhunë seksuale ndaj rreth 20 mijë personave, kryesisht gra e vajza shqiptare, por jo vetëm.
Nga këto krime mizore serbe në Kosovë, në veçanti por jo vetëm, shënohen masakrat në:
Likoshan, 28 Shkurt – mars 1998, 24 viktima civile;
Qirez 28 Shkurt – 1 mars 1998, 24 viktima civile;
Prekaz 5 – 7 mars 1998, 59 viktima civile, 55 të familjes Jashari;
Lubeniq, masakra e parë 25 maj 1998, 10 viktima civile;
Fortesë (ish Belacerkë) Rahovec, 18 korrik 1998, 12 viktima civile;
Rancë (Shtime), 26 gusht 1998, 11 viktima civile;
Kleçkë, 27 gusht 1998, 8 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur, viktima civile;
Shalë e Bajgorës, 17 shtator 1998, 12 viktima civile;
Çiçavicë, 22-24 shtator 1998, 24 vktima civile, 6 të mbytur me çekan në kokë;
Gullboc (Malishevë), 26 shtator 1998, 14 viktima civile;
Arbëri e Epërme, 26 shtator 1998, 24 viktima civile të familjes Delijaj;
Lubeniq, masakra e dytë 1 – 7 prill 1999, 100 viktima civile, mes tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë prej moshës 2 vjeç;
Reçak, 15 Janar 1999, 43 viktima civile të vrara dhe të hedhura masivisht në kanal;
Ura e Rakovinës, 24 janar 1999, 4 viktima civile;
Leshan i Suharekës, 2 mars 1999, 29 viktima civile;
Reznik (Vushtri), 6 mars 1999, 9 viktima civile të cilat u dogjën;
Mitrovicë 13 mars 1999, 6 viktima civile;
Tërnavë (Podujevë), 20 mars 1999, 4 të vrarë dhe 12 të plagosur;
Skënderaj, 20 mars 1999, 29 viktima civile;
Kotlind (Kaçanik), 24 Mars 1999, 26 viktima civile;
Podujevë, 24 e 25 mars 1999, 36 viktima civile;
Celinë, 25 mars 1999, 82 viktima civile;
Fortes (ish Bellacerk), 25 mars 1999, 46 viktima civile;
Goden, 25 mars 1999, 28 viktima civile;
Randobravë, 25 mars 1999, 8 viktima civile nga familja Pajaziti;
Krushë e Vogël, 26 mars 1999, 113 viktima civile;
Krushë e Madhe, 25 – 27 mars 1999, 241 viktima civile;
Tërnje (Suharekë), 25 mars 1999, 28 viktima civile;
Suharekë, 26 mars 1999, 48 viktima civile, anëtarë të familjes Berisha;
Padalishtë, 26 Mars 1999, 19 viktima civile, anëtarë të familjes Imeraj;
Landovicë, 26 mars 1999, 23 viktima civile;
Mamushë, 27 mars 1999, 18 viktima civile;
Dardhisht (Obiliq), 27 mars 1999, 11 viktima civile nga familja Rama;
Gjakovë, 27 mars 1999, 6 viktima civile nga familja Çerkezi;
lzbicë, 28 mars 1999, 114 viktima civile;
Matiçan (Prishtinë), 28 mars 1999, 21 viktima civile;
Podujevë, 28 mars 1999, 19 viktima civile, anëtarë të familjeve Duriqi, Bogujevci, Llugaliu dhe Gashi;
Beleg (Deçan), 28-29 mars 1999, 11 të vrarë dhe 46 civilë të zhdukur;
Dumnicë e Epërme, 29 mars dhe 11 prill 1999, 6 viktima civile nga sulmi me granata;
Mitrovicë, 29 mars 1999, 4 viktima civile;
Llashticë e Gjilanit, 30 mars 1999, 22 viktima civile, disa të djegur për së gjalli;
Burim (Bellanicë-Malishevë), 31 mars 1999, 34 viktima civile;
Pastasel (Drenoc), 3 mars 1999, 106 viktima civile;
Lubeniq (Pejë), 1 prill 1999, 60 viktima civile;
Cercë, 1 prill 1999, 6 viktima civile nga familja Rexha;
Gjakovë, 2 prill 1999, 6 viktima civile, nëna me 5 fëmije të moshës së mitur nga familja Vejsa;
Nagac (Rahovec), 2 prill 1999, 31 viktima civile;
Sopi, 2 prill 1999, 35 viktima civile;
Kralan, 2 – 4 prill 1999, 100 viktima civile;
Prishtinë (Lagjia Arbëri) 3 prill 1999, 7 viktima civile;
Çupevë e Epërme, 4 prill 1999, 45 viktima civile;
Popovë (Podujevë), 4 prill 1999, një numër i madh viktima civile, të gjithë refugjatë të brendshëm;
Rezallë, 5 prill 1999, 41 viktima civile;
Kokaj (Gijilan), 5 prill 1999, 6 viktima civile;
Proi i Rakocit, dhe Lagja e Re në Kaçanik, 9 prill 1999, 58 viktima civile;
Lubizhdë e Hasit, 12 prill 1999, 18 viktima civile;
Fshati i Vjetër (Ferizaj), 13 prill 1999, 7 viktima civile;
Mitrovicë, 14 prill 1999, 26 viktima civile;
SIlovë dhe Lipjan, 15 e 16 prill 1999, 41 viktima civile;
Skënderaj, 16 prill 1999, 13 viktima civile;
Mitrovicë, 16 prill 1999, 9 viktima civile;
Çikatovë e Vjetër, 17 prill 1999, 128 viktima civile, nga foshnje gjashtë muajshe deri në burra 75 vjeçar;
Paklek i Vjetër, 17 prill 1999, 41 viktima civile;
Hade (Obiliq), 17-18 prill 1999, 10 viktima civile, disa i kanë djegur të gjallë;
Ribari i Vogël, 18 prill 1999, 25 viktima civile;
Devë (Gjakovë), 18 prill 1999, 7 viktima civile, nga familja Bobi;
Hallaq i Vogël, 19 prill 1999, 20 viktima civile;
Makoc, 20 prill 1999, 42 viktima civile;
Grashticë, 21 prill 1999, 60 viktima civile;
Nakaradë e Fushë Kosovës, 21 Prill 1999, 16 viktima civile, antarë të familjes Mirena;
Dragaçinë (Suharekë), 21 prill 1999, 11 viktima civile,burra pleq të moshuar u hodhën në pus të gjallë;
Koliq, 22 Prill 1999, 21 viktima civile;
Mejë, 27 Prill 1999, 500 viktima civile meshkuj të moshave nga 10- 80 vjec, të ndarë nga kolona që depërtohej në Shqipëri;
Guskë, 27 prill 1999, 25 viktima civile;
Dobrosh, 27 prill 1999, 38 viktima civile;
Korenicë, 27 prill 1999, 65 viktima civile;
Nabërxhan, 1, 2, 10 dhe 12 maj 1999, 30 viktima civile:
Studime, 2 maj 1999, 116 viktima civile;
Bukosh, 3 maj 1999, 35 viktima civile;
Pejë, 12 maj 1999, 7 viktima civile nga familja Bala;
Korishë, 13 maj 1999, 71 viktima civile;
Gjithashtu si rezultat i përdorimit të popullsisë civile nga forcat serbe, si mburojë ndaj bombardimit të trupave të NATO-s, u vranë:
më 27 mars 1999, në lagjen Dardania I dhe II në Pejë, u vranë 46 viktima civile,
më 17 prill 1999, në fshatin Pokleku i ri, u vranë 53 viktima civile;
më 30 prill 1999, në Verbovë dhe Shtuticë, u vranë 275 viktima civile;
më 14 maj 1999 në Qyshk, Pavlan dhe Zahaq (Pejë), 77 viktima civile;
më 17 maj 1999 në Carallukë 1999, 23 viktima civile, anëtarë të dy familjeve Krasniqi;
më 21 dhe 22 maj 1999, u ekzekutuan dhe u masakruan 978 të burgosur nga ushtria serbe në Burgun e Dubravës;
më 22 maj 1999, në Vushtri u vranë 68 viktima civile;
më 24 maj 1999, në Vushtri, u vranë 8 vajza të mitura;
më 26 maj 1999 në Lagjen Tusuz (Prizren), u vranë 27 viktima civile dhe u dogjën 247 shtëpi;
më 31 maj 1999, nga Familja Gërxhali u vranë 12 viktima civile;
më 8 qershor 1999, në Mitrovicë, rezultojnë 9 viktima civile të zhdukura, disa të djegura;
më 12 qershor 1999, nga Familja Bala në Pejë, u vranë 7 viktima civile, mes tyre edhe fëmijë të mitur;
Ka edhe shumë masakra të tjera të cilat ende kanë mbetur të pazbardhura, prandaj kjo listë nuk eshtë shteruese. Vihet re se, numri viktimave është disa herë më i madh se shifrat e pasqyruara në këtë tekst.
1) Në funksion të fshehjes së krimit dhe të shmangies nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë në kryerjen e genocidit, institucionet shtetërore të Republikës Federale Jugosllave RFJ (Serbia dhe Mali i Zi), veçanërisht trupat ushtarake dhe paraushtarake të Serbisë, zhvendosën me forcë në territorin e Serbisë, mijëra civilë shqiptarë të të gjitha moshave, të gjallë dhe të vrarë;
2) Mijëra kufoma civilësh shqiptarë, të masakruar, të varrosur, të zhvarrosur dhe të rivarrosur, për të humbur giurmët e krimit, janë gjetur në varreza masive anembanë Serbisë;
3) Një numër i caktuar civilësh të marrë me forcë në burgjet e Serbisë, u kthyen të gjallë pas përfundimit të luftës, pasi kishin përjetuar trajtime çnjerëzore në këto burgje;
4) Edhe 23 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, shteti Serb vazhdon të fshehë të vërtetën për fatin e mbi 1600 personave, të cilët vazhdojnë të mbeten të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosove;
5) Duke ndjekur parimin e “tokës së djegur”, me qëllim të shkatërrimit të bazës ekonomike, zhdukjes sẽ kujteses historike, zhdukjes së bazës njerëzore për ekzistencë dhe siguri, repartet ushtarake dhe paraushtarake serbe, shkatërruan:
100 389 objekte banimi,
88 101 objekte përcjellëse,
900 ndërtesa shkollore të shkatërruara tërësisht apo pjesërisht,
215 objekte fetare (xhami, tyrbe, teqe dhe kisha katolike),
123 objekte shëndetësore,
mbi 190 shtëpi kulture, biblioteka dhe ndërtesa administrative.
6) Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe ushtruan dhunë seksuale ndaj reth 20 mijë personave, kryesisht gra e vajza shqiptare, të cilët kanë përjetuar vuajtje të mëdha, trauma të rëndë mendore dhe shpirtërore si dhe plagë të pashlyera psikologjike;
7) Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe, dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi 1 milion persona civilë të të giitha etnive, kryesisht shqiptarë, në të shumtën e rasteve duke konfiskuar çdo dokument identifikimi personal, dokumente të automjeteve dhe cdo dokument tjetěr, me qëllim të shkatërrimit të dëshmive për identitetin e tyre dhe përkatësinë kombëtare.
Duke pasur parasysh:
1. Kartën e Kombeve të Bashkuara, 24 tetor 1945;
2. Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB), më 10 dhjetor 1948;
3. Deklaratën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Rezolutën 96, më 11 dhjetor 1946, e cila e kualifikon genocidin, krim, sipas të drejtës ndërkombëtare, dhe si i tillë është në kundershtim me frymën dhe qëllimin e Kombeve të Bashkuara dhe i dënueshëm nga bota e qytetëruar;
4. Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit, më 9 dhjetor 1948;
5. Konventat e Gjenevës të vitit 1949, në veçanti Konventën nr.IV për mbrojtjen e Personave Civil në kohë Lufte, si dhe Protokollet Shtesë I dhe lI të vitit 1977;
6. Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, më 16 dhjetor 1966;
7. Statutin e Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, më 17 korrik 1998, për dënimin e krimit të genocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës;
8. Konventën e OKB-së për Moszbatimin e Kufizimeve Ligjore për Krimet e Luftës dhe Krimet kundër Njerëzimit, më 26 nëntor 1968, pa marrë parasysh kohën e kryerjes së tyre për të gjitha krimet e luftës;
9. Krimet kundër njerëzimit të kryera në kohë lufte apo paqeje, të përcaktuara në Kartën e Gjykatës Ushtarake të Nurenbergut, më datë 8 gusht 1945, të konfimuara me Rezolutat nr.3 të datës 13 shkurt 1946 dhe nr.95 të datës 1 dhjetor 1946 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së;
10. “Shkeljet e rënda” të listuara në Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949, për mbrojtjen e viktimave të luftës, dëbimin me sulme të armatosura apo pushtimin, si dhe aktet çnjerëzore si pasojë e politikës së apartheidit (ndarjes etnike dhe racore) dhe krimin e genocidit të përcaktuar sipas Konventës së vitit 1948 pěr Parandalimin dhe Dënimeve të Krimit të Genocidit Përgjithshme të OKB, sidomos “shkeljet e rënda” të listuara në Konventat e Gjenevës, të Kombeve të Bashkuara madje edhe nëse aktet e tilla nuk përbējnë shkelje të së drejtës së vendit në të cilin ato janë kryer.
11. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, AHRCRES/37/26, më 23 mars 2018; A/HRC/RES/7/25, më 28 mars 2008; AHRC/RES/2222, më 22 mars 2013; AHRC/RES/28/34, më 27 mars 2015, për parandalimin e krimit të genocidit, që kërkojnë intensifikimin e përpjekjeve institucionale shtetërore, sidomos në sistemin e drejtësisë, për identifikimin, ndjekjen dhe gjykimin e veprimeve që mund të çojnë drejt krimit të genocidit.
Duke ju referuar në veçanti:
1. Raportit të Raportuesit të Posaçëm të OKB-së A/S3/322, të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 11 shtator 1998, për vrasjet dhe ekzekutimet arbitrare të banorëve shqiptar në vendbanimet e tyre dhe numrin e madh të të dëbuarve, shkatërrimit të vendbanimeve shqiptare nga artileria ushtarake serbe e Republikës Federale të Jugosllavise (RFJ – Serbia dhe Mali i Zi), si dhe vendbanime të djegura e shkatërruara nga operacionet post-ushtarake, të qëllimshme;
2. Raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, AS3/556, të datës 30 tetor 1998; S/1998/912, të datës 3 tetor 1998; S/1999/293, të datës 17 mars 1999, për vrasjen e mijëra civilëve shqiptarë, kryesisht femijë, gra dhe të moshuar, për dëbimin e rreth 1 milion shqiptarëve nga shtëpitë dhe vendbanimet e tyre, prej të cilëve mbi 800,000 të shpërngulur në vendet fqinje; me mbi 100,000 shtëpi dhe objekte, nga to mbi 900 shkolla tërësisht të shkatërruara, të dëmtuara apo të djegura: “Me një shkallë të shkatërrimit që dëshmon qartazi për një përdorim të forcës jo-diskriminuese dhe jo-proporcionale kundër popullatës civile”, me qëllim që të çrrënjosin grupe të kosovarëve duke bllokuar çdo përpjekje për ndihma”; si dhe thirrjen për angazhimin e komunitetit ndërkombëtar për mbledhjen dhe sigurimin e burimeve për ndihmë humanitare si përgiigje në kërkesën për ndihmë humanitare të Axhensisë të Konsoliduar të OKB-së për krizën në Kosovë;
3. Deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Sesionin e 53-të të Komisionit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, E/CN.4/1999/SR, më 9 korrik 1999, për fundshekullin e 20-të i cili flet për: “nën retë e zeza të genocidit” me “shpërthime të dhunës jo-diskriminuese dhe vrasje të organizuara masive”, e që karakterizohet edhe me “fushatën e spastrimit etnik të kryer nga autoritetet serbe në Kosovë, që duket se ka vetëm një qellim: të debojë nga Kosova ose të vrasë sa më shumë shqiptarë etnik, duke i mohuar një populli të drejtat themelore për jetën, lirinë dhe sigurinë…”;
4. Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB: Rezoluta nr.1160 më 31 mars 1998; Rezoluta nr.1168, më 21 maj 1998; Rezoluta nr.1199, më 23 shtator 1998; Rezoluta nr.1203, më 24 tetor 1998; Rezoluta nr. 1239, më 14 maj 1999; dhe Rezoluta 1244 më 10 qershor 1999;
5. Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, S/RES/1820 më 19 qershor 2008, që thekson se “përdhunimi dhe format e tjera të dhunës seksuale mund të përbëjnë krim të luftës, krim kundër njerëzimit, apo dhe akt konstituiv të genocidit”, si dhe kërkon përjashtimin e dhunës seksuale nga dispozitat për amnisti në kontekstin e proçeseve për zgjidhjen e konflikteve;
6. Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së SRES2467 (2019), më 23 prill 2019, për përgjegjësinë e shteteve për ti dhënë fund mosndëshkimit dhe përndjekjes penale, përgjegjësve për krime të genocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, të kryera kundër civilëve, duke theksuar shqetësimin se vetëm një numër shumë i kufizuar i autorëve të dhunës seksuale sillen para drejtësisë;
7. Rezolutës 47/121 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më 18 dhjetor 1992, në të cilën theksohet qartë se dëbimi masiv nga shtëpitë e veta të civilëve të pambrojtur dhe zbatimi i politikěs së spastrimit etnik është një formë genocidi;
8. Deklaratës dhe Planit Veprues të Konferencës Botërore të të Drejtave të Njeriut të organizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, më 25 qershor 1993, sidomos paragrafi 28, që thekson se praktika e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut në format e genocidit, ‘spastrimit etnik’ dhe përdhunimit sistematik të grave në situata lufte, si dhe eksodi masiv i njerëzve nga vendbanimet dhe vendi i tyre, janë krime të pafalshme dhe të dënueshme në çdo kohë;
9. Rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës 1403 (1999), më 28 prill 1999, si dhe Rezolutën 1182 më 30 mars 1999, për krizën e refugjatëve brenda në Kosovë dhe nga Kosova në vendet fqinje Shqipëri, Maqedoni dhe Mali i Zi, si dhe për rrezikun e rrefugjatëve të rrezikuar nga vrasjet dhe vdekja;
10. Përfundimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ruandën, e ngritur në 8 nëntor 1994 nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, e cila i cilësoi krimet e dhunës seksuale gjatë luftës, si krime kundër njerëzimit. Veçanërisht, çështja Akayesu e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Krimet në Ruandë, Çështja Nr. ICTR-96-41, Gjykimi, Fq. 598 (2 shtator 1998), vendosi për herë të parë, se nëse ky krim realizohet për arsye të shkatërrimit të një grupi etnik, dhunimet seksuale ndëretnike përbëjnë akte genocidi, për shkak të faktit se dhunimi paraqet cënim të rëndë të integritetit fizik dhe mendor të viktimës;
11. Nenin lIl paragrafi (b) të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit, konventë e vitit 1948, e cila, cilëson si formë të genocidit edhe cënimin e rëndë të integritetit fizik ose mendor. “Krimi i genocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës, si krime tejet të rënda që godasin tërë komunitetin ndërkombëtar, nuk vjetërsohen kurrë dhe si të tilla nuk mund të mbesin të pandëshkuara. Është obligim i çdo shteti që të sjellë para drejtësisë të gjithë kriminelet dhe përgjegjësit e krimeve ndërkombëtare”;
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë konstaton se:
1. se vrasjet e fëmijëve, grave, të moshuarve dhe personave civilë në përgjithësi, kryesisht shqiptarë, gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999, përbëjnë krim të genocidit në kuptimin e përkufizimit të genocidit në Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit;
2. dëbimi i shqiptarëve dhe spastrimi etnik i Kosovës përbën krim të genocidit dhe shkelje të rëndë të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit;
3. zhdukja me dhunë e civilëve shqiptarë përbën krim kundër njerëzimit dhe shkelje të rëndë të Deklaratës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Personave nga Zhdukja me Dhunë;
4. dhuna seksuale në konfliktet e armatosura, përbën krim të genocidit në kuptimin si përkufizohet genocidi në Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit;
5. pas përfundimit të luftës në Kosovë, Republika e Serbisë, si pasardhëse e drejtpërdrejtë e Republikës Federale të Jugusllavisë, (Serbi dhe Malit të Zi), nuk ka bërë asnjë dënim politik të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe krimit të genocidit të kryer nga regjimi serb në Kosovë;
6. pas përfundimit të luftës në Kosovë, Republika e Serbisë, si pasardhëse e drejtpërdrejtë e Republikës Federale të Jugusllavisë, (Serbi dhe Malit të Zi), nuk ka bërë ende të mundur zbardhjen e fatit të mbi 1600 civilëve të zhdukur ende nga lufta në Kosovë;
7. institucionet politike dhe të drejtësisë në Serbi vazhdojnë të mohojnë krimin e genocidit në Kosovë dhe, rrjedhimisht, refuzojnë dëmshpërblimin fizik, shpirtëror dhe financiar të dëmeve të shkaktuara gjatë luftës në Kosovë;
8. krimet sistematike të kryera nga regjimi serb në Kosovë janë bërë me qëllim të shfarosjes së popullit shqiptar në Kosovë, prandaj përbëjnë krim të genocidit dhe si i tillë pranimi i krimit të genocidit kundër shqiptarëve në Kosovë përbën një akt thellësisht humanitar, që lehtëson përballimin e dhembjes për të mbijetuarit e genocidit, nderon kujtimin e viktimave të genocidit, dhe i hap rrugë paqes në rajon;
9. Republika e Serbisë nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap për njohjen e shtetit të ri të Kosovës, Republikën e Kosovës në kufijtë e tij territorial.
Duke rikujtuar:
më 15 janar 1999 forcat serbe kryen aktin genocidal në Reçak, të Kosovës, gjatë të cilit u masakruan 42 civilë shqiptar;
ky akt monstruoz mobilizoi komunitetin ndërkombëtar për ti dhënë fund politikës së genocidit në Kosovë dhe për këtë qëllim bashkësia ndërkombëtare me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, organizuan Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje;
faktin që regjimi serb refuzoi zgjidhjen paqësore të çështjes së Kosovës dhe vazhdoi politikën e genocidit kundër shqiptarëve në Kosovë;
ndërhyrjen ushtarake të trupave të NATO-s në Kosovë për ti đhënë fund krimit të genocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe për të ndaluar krizën e madhe humanitare të shkaktuar nga forcat ushtarake serbe të RFJ -së (Serbia dhe Mali i Zi);
Dhe kërkon nga Republika e Serbisë:
1. të pranojë faktin se Serbia në kundërshtim të plotë me Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit, të datës 9 dhjetor 1948 dhe duke shkelur Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949 dhe të Protokolleve shtesë të këtyre konventave, ka kryer krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe genocid në Kosovë në periudhën 1998-1999, por jo vetëm;
2. të ndriçojë plotësisht fatin e të gjithë civilëve që ende konsiderohen të zhdukur dhe të pagjetur, të rrëmbyer dhunshëm nga forcat ushtarake dhe para-ushtarake serbe të RFJ-së (Serbia dhe Mali i Zi), giatë luftës në Kosovë 1998-1999 dhe jo vetëm;
3. të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e krimit të genocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosově 1998-1999;
4. të shprehë vendosmërinë që përmes masave në nivel kombëtar dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, të sigurohet ndëshkimi i atyre që kanë planifikuar, kanë kryer apo kanë nxitur krimet e genocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosově 1998-1999;
5. të paguajë dëmshpërblim, duke bërë kompensimin e të gjitha shkatërrimeve dhe dëmeve në infrastrukturën materiale në Kosovë;
6. të njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës, Republikën e Kosovës, në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë shpall 15 Janarin, ditën në përkujtim të masakrës së Reçakut, ditë të përkujtimit të Genocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë
Kjo rezolutë miratohet me rastin e 23 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë dhe çlirimit të Kosovës nga forcat e NATO-s dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 12 qershor 1999, pas marrëveshjes që u nënshkrua në Kumanovë në 11 qershor 1999, me propozim të deputetëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miraton këtë rezolutë për njohjen e genocidit serb në Kosovë.
Kuvendi i Shqipërisë,
Tiranë, 12 maj 2022
LEXO TE NGJASHME