Rama bisedë me Stoltenberg, kreu i NATO-s zbulon detajet

stoltenberg.rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg.

Stoltenberg shkruan në Twitter se komunikoi me Ramën për ndihëm që Shqipëria dhe NATO i kanë dhënë Ukrainës.

Ndërkohë në fokus të bisedës ka qenë edhe anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Euroatlantike.

 “Telefonatë pozitive  me kryeministrin Edi Rama  i Shqipërisë për mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit rus. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin Aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura”, shkruan Stolenberg.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.