Hetimi i kryeministrave për korrupsion, Berisha sfidon Ramën: Në ta mban, hajde miratojmë ligjin në Parlament që…
Ai tha gjithashtu, se për ngërçin e krijuar për hapjen e negociatave nuk janë fajtore vendet e Evropës, por vetë kryeministri Rama.
Ai paralajmëroi se do të ketë reagime të ashpra popullore nëse nuk bëhen hapa para në këtë proces.
“Evropa e koncepton Ballkanin e Hapur, ndaj krimit, ligjeve. Pra, Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Kreu i narkoshtetit është i plagosur rëndë. I rrezikshëm. Ai mendon se do t’i japë vendit drejtim tjetër. Mos tento të spostosh në mënyrë absolute sepse do të përballesh me revoltë të fuqishme popullore. Misioni ynë është një dhe vetëm një: Integrimi në BE. Nuk kanë faj vendet e Evropës nëse ai sillet si gangstrer me gazetarët.
Nuk kanë përgjegjësi vendet e Evropës kur ai mban qëndrime si Kim Jong-un ndaj Drejtësisë për të hetuar kundërshtarët e tij. Në je burrë dhe ta mban hajde të kalojmë ligjin në Parlament të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi. Urdhëro që nesër të kalojmë ligjin në Parlament, të ndryshojmë Kodin penal. Të vetmit që të përjashtojmë nga parashkrimi të jenë kryeministrat. Dhe s’duhet parashkruar.
Nuk e bën dot këtë se ka frikë dhe tmerr nga firmat e tij për të cilat thotë se nuk di ç’kam firmosur për të mbushur valixhet”, tha Berisha.
LEXO TE NGJASHME