1425 delegatë/ Këlliçi: Kuvendi Kombëtar ka aftësi vendimmarrëse
Me propozim të Komisionit të Rithemelimit dhe delegatëve janë zgjedhur drejtuesit e Kuvendit Kombëtar të PD.
Më konkretisht, për përbërjen e komisionit të drejtimit të punimeve, janë zgjedhur Albana Vokshi Edmon Spaho, Ervin Minarolli, Ivi Kaso dhe Belind Këlliçi.
Ndërkohë për Sekretariatin teknik është zgjedhur Ledio Nuraj, Minushe Lazaj si dhe Nadja Daullja.
Kryetari i Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit të PD-së, Belind Këlliçi ka treguar se sa është numri i delegatëve që marrim pjesë sot në Kuvend. Ai mes humorit tha se nuk janë 5004 delegatë
“Për këtë arsye deklaroj zyrtarisht çeljen e punimeve të Kuvendit Kombëtar dhe aftësinë vendimmarrëse të tij. Kuvendi është thirrur në mënyrë të rregullt, sipas statutit të PD-së,” tha Këlliçi.
LEXO TE NGJASHME