Mblidhet sot Kuvendi, ja cili është rendi i ditës
Ashtu siç u paralajmërua edhe dje, ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00, për të vijuar me diskutime dhe miratime të disa projektligjeve.
Në axhendë është parashikuar dhe një seancë pyetje-përgjigje nga ana e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, kërkuar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa.
RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 21.04.2022.
2. Njoftime.
3. Seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Brendshëm, Z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputetja Znj. Ina Zhupa.
4. Raport vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave
5. Raport vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitit 2021.
6. Raport vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021.
7. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (Agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFË Frankfurt am Main (KFË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”.
8. Projektligj “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare”.
9. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”.
10. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian, Horizont Evropa-programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin”.
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës
LEXO TE NGJASHME