Zgjedhjet në PD/ Sot votohet për kryetarët e degëve Berat, Librazhd, Prrenjas, si dhe në njësitë 1, 5 dhe 8 në Tiranë
Edhe gjatë ditës së sotme do të zhvillohet procesi i votimit në 6 dëgë të Partisë Demokratike për të zgjedhur kryetarët.
Sot do të këtë votime në Berat, Librazhd, Përrenjas, si dhe në degët 1, 5 dhe 8 në Tiranë
Njoftimi i plotë:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e hënë, dt 18 prill 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 6 degë të PD.
Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i cili vendos.
Kandidatët për Kryetarë në degët ku sot zhvillohen zgjedhje, janë si më poshtë vijon:
1. Dega PD Berat
1. Shyqyri Hajrulla Duro
2. Ermal Luan Dollani
3. Oltion Ali Merdari
4. Afrim Njazi Merko
2. Dega PD Librazhd
1. Ilirjan Alliu
2.Ndricim Lila
3.Shefki Cota
3. Dega PD Prrenjas
1. Arjan Karriqi
2. Ardian Leka
4. PD dega 1 Tiranë
1. Alban Fehmi Petku
2. Fetah Xhemal Hasanaj
5. PD Dega 5 Tiranë
1. Alfred Tusha
2. Andon Frrokaj
3. Dritan Kociaj
4. Enkeleda Mushi
5. Fatmir Myrta
6. PD dega 8 Tiranë
1. Gazmend Ahmet Sallaku
2. Ylli Fadil Subashi
Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.
LEXO TE NGJASHME