Presidenti i ri/ PS kërkon nisjen e procedurave në parlament. Balla letër Nikollës: Seanca e parë më 4 maj
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka firmosur sot kërkesën drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku i kërkohet thirrja e Konferencës së Kryetarëve për fillimin e procedurës së zgjedhjes të Presidentit të Republikës .
Në shkresë Balla i kërkon kryetares së Kuvendit fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës si edhe përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit. Nder te tjera Balla propozon qe raundi i pare per votimin e presidentit te mbahet me 4 maj.
“Gjithashtu referuar përsëri nenit 87 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, propozoj që raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të kryhet në një seancë të posacme plenare, e cila të mbahet në datën 4 maj 2022” thuhet në shkresën drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, që mban frmën e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
LEXO TE NGJASHME