Kuvendi sot në seancë plenare, dy ministre thirren në interpelancë
Ndërkohë që Kryeministri po zhvillon takime zyrtare në Azerbajxhan dhe në Turqi, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet si çdo të enjte në seancë plenare në orën 10:00.
Në rendin e ditës është interpelanca me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe interpelanca me Ministren e Financave Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Zef Hila.
Zef Hila ka shpjeuar arsyet e thirrjes së dy ministreve për llogaridhënie para Kuvendit: "Në cilësinë e deputetit si përfaqësues i bashkisë së Vaut të Dejës me janë adresuar disa shqetesime nga banorë të zonës lidhur me menaxhimin e Qendres Sociale per te Moshuar "Besa" ne Barbullush. Veçanërisht këto shqetësime lidhen me rekrutimin e stafit, përdorimin e fondeve publike që alokohen nga buxheti i shtetit dhe plotësimin e nevojave të të moshuarëve që jetojnë në këtë qendër.
LEXO TE NGJASHME