Grupi i Rithemelimit mban zgjedhjet në Mallakastër/ Kush janë dy kandidatët për kryetarë
Këtë të shtunë do të zhvillohet procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës së PD-së në Mallakastër.
Grupi i rithemelimit, përmes një deklarate për mediat bën të ditur se kandidatët janë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj.
Procesi pritet të nisë në orën 09:00 dhe përfundon në 17:00. Komisioni bën thirrje që të gjithë anëtarët të marrin pjesë për të zgjedhur kryetarin e ri, sipas parimit “një anëtar një votë”.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Mallakastër do të zhvillohen ditën e shtunë, dt 9 prill 2022 te Kinemaja. Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Kandidatët e për Kryetar dege PD Mallakastër janë: 1. Astrit Adem Xhafaj, 2. Resmi Bilbil Shanaj“, thuhet në njoftim.
Ky proces nuk është pranuar nga pjesa tjetër e Partisë Demokratike, që drejtohet nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj. Ata e kanë cilësuar këtë si përjashtues që nuk sjell bashkimin e demokratëve, por përçarje mes tyre.
LEXO TE NGJASHME