Rama nuk heq dorë nga kapja e Presidencës: I kemi votat për kreun e ri të shtetit
Kryeministri Edi Rama deklaroi pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste se mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur e vetme Presidentin e ri të vendit. Kreu i qeverisë hodhi poshtë zërat, se Lulzim Basha mund të jetë Presidenti i ri dhe megjithëse nuk e lejoi gazetaren tonë Ambrozia Meta, të merrte pjesë në konferencë, nuk u mjaftua me aq, por sulmoi serish SYRI TV dhe Syri.net
Me sigurinë që i ka votat ne Parlament, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se Partia Socilaiste mund ta zgjedhe e vetme, presidenti e ri.
Në një dalje për mediat, në përfundim të mbledhjes së asamblesë së Partisë Socialiste, Rama la të kuptohet se nuk do të ketë përpjekje të mëdha nga ana e partisë së tij, për të gjetur një emër konsensual për kreun e ri të shtetit.
Kryeministri hodhi poshtë zërat, se Lulzim Basha mund të jetë Presidenti i ri dhe megjithëse nuk e lejoi gazetaren tonë Ambrozia Meta, të merrte pjesë në konferencë, nuk u mjaftua me aq, por sulmoi sërish SYRI TV dhe Syri.net.
Në mbledhjen e të mërkurës, Asambleja e Partisë Socialiste, miratoi vendimin, për të thirrur Kongresin e 9 prillit, në të cilin do t'i hapet rrugë, zgjedhjes së kryetarëve të rinj, të PS, në degë, proces i cili do nisë nga data 1 maj, për të përfunduar më 15 qershor.
LEXO TE NGJASHME