Kërcen sërish çmimi i naftës/ Bordi: Do shitet me 221 lekë për litër
Bordi i Transparancës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit, në mbledhjen e tij ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat kanë shënuar rritje në krahasim me nivelin aktual.
Sipas burimeve nga operatorët, çmimi i naftës do të jetë 221 lekë për litër, nga 203 lekë që ishte deri më sot, dhe benzina 211 lekë, nga 206 që ishte më pare. Vendimi hyn në fuqi nga e marta, datë 22 mars deri të enjten.
Sipas informacioneve te marra nga tregu, operatorët thonë se dhe në këto nivele, ata janë 15 lekë me humbje.
Operatorët tjanë se ata prisnin që bordi të bënte transparencë për çmimet, jo të fiksonte çmimet. Kjo situatë po i vë operatorët në vështirësi. Sipas tyre, marzhi prej 5% që u është lënë tregtuesve mbi çmimin pa taksat nuk mjafton për mbulimin e kostove, por ai duhet të jetë rreth 15%.
Benzina ka qenë më e shtrenjtë se nafta sipas operatorëve, për shkak se ka firo më të larta, ngaqë avullon shpejt dhe shitet më pak.
Në bursa nafta është shtrenjtuar në 113 dollarë për fuçi, nga nën 100 dollarë që zbriti në momentin që tek ne u ul me 203 lekë për litër./MONITOR
LEXO TE NGJASHME