I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin viziton sot Tiranën: axhenda e Manuel Sarrazin
I Dërguari i Posaçëm i sapoemëruar i qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin do të zhvillojë të enjten, më 17 mars, bisedime me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Jashtme Olta Xhacka, si dhe deputetë, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, si pjesë e vizitës së tij të parë zyrtare në Tiranë. Ai do të marrë pjesë gjithashtu në konferencën rajonale “Balkan Dialogues”.
Zoti Sarrazin u shpreh paraprakisht para vizitës së tij:
“Për mua është shumë e rëndësishme që fill pas marrjes së detyrës si i Dërguari i Posaçëm i qeverisë gjermane të vizitoj personalisht të gjitha vendet e rajonit. Me këtë dua të bëj të qartë se Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE për të gjithë rajonin janë të një rëndësie strategjike për Gjermaninë. Kjo ka prioritet të lartë.
Qeveria Federale po angazhohet me gjithë forcën e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është në interesin tonë të përbashkët dhe vendimtare për stabilitetin në rajon dhe rrjedhimisht edhe për Evropën.
Edhe me qeverinë e re të Kancelarit Olaf Scholz, Republika Federale e Gjermanisë mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian."
LEXO TE NGJASHME