Kuvendi i Kosovës sot në seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve
Prishtinë - Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të ketë diskutim për rritjen çmimeve në vend.
Për shkak të lëvizjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, shumë produkteve u janë rritur çmimet edhe në Kosovë dhe kjo ka ndikuar tek shumë qytetarë të Kosovës. Çmimi i vajit ishte ai që ngjalli shumë reagime tek qytetarët e Kosovës, e tek disa markete për një ditë u shit mbi 3.50 euro.
Lëvizja e çmimeve në tregje erdhi për shkak të agresioni rus ndaj Ukrainës, e cila prodhon shumë produkte sidomos është prodhues i drithërave, metaleve e gazit etj.
Debati parlamentar lidhur me rritjen çmimeve, fillon në ora 11:00 njoftoi RTK.
LEXO TE NGJASHME