I lënë prej javësh pa energji, komuniteti rom ngrihet në protestë para Ministrisë së Mbrojtjes Sociale

komuniteti.rom

Komuniteti rom është ngritur sot në një protestë përpara Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , pasi prej javësh dhjetëra familje janë lënë pa energji elektrike, rrjedhimisht pa ngrohje, në kushtet kur kjo kategori është më e varfra dhe më e diskriminuara në vend.

Organizatës së tyre “Drejtësi Sociale” i janë bashkuar edhe dhjetëra qytetarë që po ndeshen në të njejtat vështirësi për shkak të pamundësisë për të paguar energjinë elektrike.

Shkak i kësaj proteste u bë gjendja e vështirë në qytetin e Kavajës e rreth 36 familjeve egjiptiane, të cilat prej më shumë se një muaji po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Organizata theksoi se “në këto kushte, është në kompetencë të qeverisë dhe e institucioneve përgjegjëse, që të gjendet një zgjidhje për tad he si ata.

Ndaj, nisur nga situata emergjente që banorët në këtë qytet ndodhen, pas shterimit të hapave të mëparshëm institucionalë - nga ku nuk është marrë asnjë zgjidhje konkrete e problematikës - është bërë thirrje nga ana e tyre që ditën e premte, 18.02.2022 në orën 10.00, të zhvillohet protestë përpara institucioneve përgjegjëse, Tiranë.”

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.