'19 euro bileta'/ Rama zbret sërish me avion në Kukës dhe bën premtime

 kuksei19euro

Pas disa testimeve, kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut” në Kukës.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama, i cili informoi se 4 destinacionet e para janë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. Ai ka zbritur sot nga avioni i parë i mbërritur në aeroport, i shoqëruar nga dy ministret Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku.

"Nga sot kompania është edhe në Kukës me 4 destinacione dy herë në javë, që nga maji do të jenë fluturime të vijueshme. Çmimet e udhëtimeve janë 19 euro për secilin destinacion. Sot mund të shohim si ka ndryshuar panorama e çmimeve falë konkurrencës së lirë e të ndershme dhe falë negociatave dhe marrëveshjes me koncesionarin e ri shqiptar të Aeroportin e Tiranës. Me drejtorin e kompanisë kemi diskutuar dhe për destinacionin tjetër të rëndësishëm, që është Anglia. Unë nuk i ndahem Kukësit derisa djemtë londinezë të Kukësit të kenë fluturime me tarifa krejtësisht simbolike," tha Rama.

Kurse drejtori i WizzAir e nis deklaratën për mediat duke falenderuar kryeministrin Edi Rama për kollaren që i dhuroi.

"Kukësi përshtatet me atë që bën kompania jonë, ne përpiqemi që të sigurohemi që të kemi çmimet dhe koston më të ulët. Nëse do fluturonit në Europë 2-3 vite më parë, paguanit 200 euro, tani paguani një shumë të ulët, mund të paguani dhe vetëm 20 euro biletën," tha ai.

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.