Meta ‘thumbon’ Ramën dhe Erdogani: Skënderbeu është lavdia jonë

meta rama

Presidenti Ilir Meta reagoi me një postim në 554-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Reagimi i tij duket si një ‘thumbim’ ndaj faktit se sot vendin tonë e viziton presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!

Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar,” shkruan Meta.

Bashkëngjitur ai poston edhe videon e mëposhtme:

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.