Protesta e Berishës/ A do të mbrohet selia blu nga policia? Bardhi: PD mbetet e hapur për demokratët. Të përballemi me armikun e vetëm, Ramën

gazmendbardhi pd

 
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se selia e PD-së ditën e sotme, e cila do të bëhet stacion i nisjes së një proteste të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk do të mbrohet nga policia.

Bardhi, theksoi se PD ngelet e hapur për demokratët, duke shtuar se i vetmi armik për ta është Edi Rama.

“Meqë më kujtuat policinë, jeni dëshmitar të asaj që u tha para se kemi mbushur selinë me gardistë, FNSH, forca speciale, operacionale dhe marinsa. Ndërkohë ju keni qenë këtu dëshmitarë, s’keni parë as polici, as gardh. Nuk kemi njoftuar policinë. PD mbetet e hapur për demokratët. Nuk ka kjo seli asnjë frikë nga asnjë demokrat. E kam bindjen. Cilido që përpiqet me gënjeshtra që të vendosë demokratët përballë njëri-tjetrit, është gabim i madh. Ne duhet të jemi të bashkuar përballë një armiku të vetëm; Edi Ramës. Ai që me gënjeshtra iu thotë demokratëve se ka marrë gardën brenda dhe ka policë brenda, nxit dhunën. A mund të ketë demokratë që mund të konfliktohet me një demokrat tjetër që mendon ndryshe?! Kurrsesi. Ai që e mendon, del zbuluar para demokratëve se nuk ka hallin e tyre por hallin e vetë personal.”, pohoi demokrati.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.