Berisha proteston sot në Tiranë, Rama e zhvendos takimin me Vuçiç në Elbasan

 640 0 61c0419fed82d

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thirrur sot pasdite në orën 16:00 protestë kombëtare në Tiranë.

Lideri historik i PD-së ka njoftuar se protesta do të nisë nga selia blu, ku edhe do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Berisha, objekti i protestës do të jetë takimi që do zhvillohet në këto dy ditë në Shqipëri mes Kryeministrit Rama, Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të projektit “Ballkani i Hapur”. Por duket se Berisha ka marrë edhe kauzën e liderit të selisë blu, me të cilin muajt e fundit ka bërë ndarjen e madhe. Objekt i protestës së Berishës do të jetë edhe skandali me inceneratorët ku javën që shkoi u arrestua ish-ministri Lefter Koka për inceneratorin e Elbasanit, i cili ishte edhe i pari që u aplikua në Shqipëri. Kujtojmë që inceneratorët janë denoncuar vazhdimisht nga selia blu, ku nuk kanë munguar as kallëzimet penale në SPAK.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.