Vizita e Escobar në Tiranë, Yuri Kim: Tregoi fokusin e SHBA në luftën kundër korrupsionit!

yuri kim 1 732

Ambasadorja Yuri Kim, në përfundim të vizitës së zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë shprehet se, SHBA mbështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe integrimit në BE.

Zyrtari i Lartë, i shoqëruar edhe nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim takimin e parë në Tiranë e pati me kryedemokratin, Lulzim Basha, e më pas u prit edhe nga Olta Xhaçka, ndërsa në fund zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kim shkruan se pas vizitës, Escobar nënvizoi fokusin e SHBA-së në luftën kundër korrupsionit, mosndëshkimit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Më tej, Kim shkruan se, SHBA pret me padurim forcimin e marrëdhënieve, rritjen e bashkëpunimit me Shqipërinë, si dhe krijimin e më shumë mundësive për tregti dhe investimi duke punuar për integrimin rajonal dhe çështjet globale.

“Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e fortë dhe ripohoi mbështetjen e fortë të SHBA-së për Shqipërinë anëtarësimin në BE. Ai nënvizoi fokusin e SHBA-së në luftën kundër korrupsionit, mosndëshkimit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Ne presim me padurim forcimin e marrëdhënieve: rritjen e bashkëpunimit tonë të mbrojtjes si aleatë të NATO-s ; krijimi i më shumë mundësive për tregti dhe investime; duke punuar së bashku për integrimin rajonal dhe çështjet globale, veçanërisht si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 2022”, thuhet në postimin e Kim.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu mësoi më herët se zoti Escobar ka pohuar se SHBA në muajt në vazhdim do ta përshkallëzojë luftën me të korruptuarit në Shqipëri deri në nivelet më të larta, por nuk ka dhënë detaje specifike.

Ndryshe nga vizita në Maqedoninë e Veriut nga ku zoti Escobar u takua edhe me presidentit Stevo Pendarovski, në Shqipëri ai preferoi mos të përfshinte në agjendë presidentin Ilir Meta.

Kjo vizitë ka ardhur vetëm dy ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, i cili është shpallur ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.