‘Do jem në 11 dhjetor’/ Voltana Ademi: Kuvendi i vlefshëm dhe i domosdoshëm! PD në krizë demokracie
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka deklaruar se do të jetë e pranishme në Kuvendin e 11 dhjetorit, të cilin e quajti një mbledhje të vlefshme dhe të domosdoshme për PD.
E ftuar në një intervistë në ‘Radar Informativ’, Ademi theksoi se PD ka probleme me demokracinë e brendshme dhe se duhet të ndërtohet një diskutim, ku të gjithë të mund të flasin.
Ademi: Unë e kam thënë edhe në studio që mbledhja është e vlefshme dhe e domosdoshme. Ne po vijmë mbi heshtjen e dakordësuar. Duke qenë kryetare e bashkisë datoj në PD që në vitin 1996. Nuk më kanë shteruar forcat për një demokraci të brendshme.
Unë e di çfarë do të bëhet me 11 dhe në 18 do të presim. Unë do të jem në datën 11, 18 nuk e kam qartësuar. Mendoj se kemi probleme me demokracinë e brendshme. Kemi probleme me përfaqësimin dhe të ndërtojmë një diskutim ku të gjithë ne duhet të flasim. Nuk di nëse do ta arrij 11 apo 18.
E pyetur nëse Ademi do t’i bashkohet demokratëve që duan shkarkimin e Bashës, kryebashkiakja tha se ajo gjë do të diskutohet në Kuvendin e 11 dhjetorit.
“Do t’ja lëmë diskutimit në datën 11”, tha Ademi.
LEXO TE NGJASHME