Andi Bushati-Yuri Kimit: Ja deklarata më e turpshme që keni bërë

bushati.kimii

Analisti Andi Bushati ka sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim mbi deklaratën e Ambasadës Amerikane në lidhje me vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia gjatë mbylljes së pandemisë.

‘Ky është deklarimi më i turpshëm që ambasada USA ka bërë ndonjëherë në këtë vend. Pas protestave xhenuine të adoleshentëve për vrasjen e Klodian Rashës një vit më parë ambasada u vu në rolin e zëdhënëses së qeverisë që ato kohë akuzonte opozitën për manifestime të dhunshme’, shkruan Bushati në Facebook.

Postimi i plotë i Andi Bushatit:

 

Ky eshte deklarimi me i turpshem qe ambasada USA ka bere ndonjehere ne kete vend. Pas protestave xhenuine te adoleshenteve per vrasjen e Klodian Rashes nje vit me pare ambasada u vu ne rolin e zedheneses se qeverise qe ato kohe akuzonte opoziten per manifestime te dhunshme.

Pra kur policia vrau nje adoleshent dhe me pas u perpoq te manipuloje ngjarjen, selia e rruges se Elbasanit "u kujdes" te fajesoje ish pushtetaret e 7 viteve me pare "qe nuk duhet te perserisin gabimet e së shkuares".

Kush e mban mend, opozita u kap po aq e befasuar nga keto protesta sa edhe qeveria, por kjo nuk e i frikesoi aspak diplomatet amerikane te shpendanin paturpesisht pergjegjesine. Kjo tregon shume edhe per te kuptuar "te verteten" qe na thone sot. 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.