Aksidenti me 46 viktima në Bullgari/ Nis me një minutë heshtje seanca plenare

seanca.sotme

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje. Kjo në ndër të 46 qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë së veriut që humbën jetën në aksidentin tragjik në autostradën e Strumës në Bullgari.

Fatmirësisht nga aksidenti tragjik mundën të shpëtonin vetëm shtatë qytetarë. Autobusi që ishte duke udhëtuar nga Turqia në drejtim të Maqedonisë së Veriut është përplasur me një barrierë mbrojtëse dhe më pas ka shpërthyer në flakë, në pjesën e përparme të tij.

Qytetarët që kanë mundur të shpëtojnë kanë qenë ulur kryesisht në fundin e autobusit duke pasur mundësi të thyejnë xhamat dhe të dalin jashtë tij.

Në seancën e sotme plenare do të shqyrtohet nen për nen projektbuxheti për vitin 2022 dhe Paketa Fiskale.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.