Buxheti 2022/ Rama në Kuvend: Asnjë sektor nuk është lënë pas dore

kuvend.ramaaaa

Sot në Kuvend po diskutohet paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare. Projektbuxheti i vitit 2022, parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve.

Kryeministri Edi Rama tha se asnjë sektor nuk është lënë pas dore. Ai shpjegoi me radhë financimin që do bëhet në çdo sektor.

Rama: Ky është buxheti i parë i mandatit të tonë të 3. Është një buxhet i ndërmjetëm mes fazës së emergjencës nga dy fatkeqësi, skema e tij është një arritje nga dy fatkeqësi që të jemi në rritje të nesërmen.

Siç flet qartë ky buxhet asnjë sektor apo reformë nuk është lënë pas dorë, dhe me ketë buxhet të ndërmjetëm pavarësisht krizës së energjisë rrism mbështetjen për njerëzit.

Zerojmë taksën mbi pagën 40 mijë lekët të reja, përgjysmojmë taksën mbi pagën 40–500 lekë, për forcat e kualifikuar nga 15-5 mln të vjetra, rrisim pagën për mësuesit, rrisim pagat për punonjësit që shërbejnë jashtë vendit të tyre në 150 përqind, dyfishojmë ndihmën ekonomikë për 15 mijë familje që kanë më shumë se 3 fëmijë nën 18 vjeç.

Akordojmë pagat për naftëtarët e Fierit, financojmë më 26 mld dollarë indeksimin e pensioneve.

Financojmë lidhjet e reja, rimbursimin e barnave me 111 mln dollarë. Vaksinimin, po ashtu për herë të parë fillojmë edhe me programet kombëtare të arteve dhe zejeve, teknologjisë, sportit, me një financim të veçantë.

Nga ana tjetër duke nisur nga reforma në drejtësi, me buxhetin e 2022 financohet dy fish 8.4 mld dollarë, jemi në një fazë të rëndësishme ku vijon pastrimi i llumit që s’ka të mbaruar. Dhe për ata që presin më shumë rezultate nga reforma duhet ta them qëb duhet më shumë durim.

Sot ishte lajm që presidenti i Italisë do tërhiqte certifikatën online, ndërkohe që për ne kjo është histori, jo vetëm certifikatat janë online prej vitesh por me këtë vit mbyllen online të gjitha shërbimet e dokumenteve që nuk kanë nevojë për praninë fizike.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.