Basha vazhdon të shkelë mbi statutin dhe demokratët: Po bëni puç
Lulzim Basha vazhdon të shkelmojë mbi statutin e Partisë Demokratike dhe bazën e saj.
Edhe pse në selinë e PD janë dorëzuar 4200 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, Basha tha se Sali Berisha po luan blofin.
“Berisha ka bërë një tallje të madhe me demokratët përgjatë këtyre muajve. Kemi informacione që Berisha ka bashkëpunuar me regjimin për të kryer një puç në PD.
Ka vetëm një thirrje dhe një ftesë për Sali Berishën, boll harxhove kohën dhe energjinë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën. Nuk i kishte firmat dhe kjo u tregua dje.
Lidershipi i PD-së do të bëjë gjithçka për të kthyer shpresën e shqiptarëve, duke përfshirë dhe aksione politike.
Berisha e ka një betejë personale dhe jo për PD-në,” tha Basha.
LEXO TE NGJASHME