Nishani: Delegatët e Kuvendit Kombëtar morën në dorë fatin e PD

nishani 1 780x405 1 600x3601636057513

Nderimet më të veçanta dhe mirënjohjen më të sinqertë për ata mijëra delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që morën në dorë fatin, dinjitetin dhe misionin e vërtetë të kësaj partie.

Ata të cilët as nuk shiten e as nuk blihet nga premtime e interesa të fëlliqura korruptorësh,

Ata të cilët nuk mund të kompleksohen prej shantazhesh perverse e vulgare, vendosën ta shpëtojnë Partinë Demokratike dhe pluralizmin politik në Shqipëri.

Vitet do të kalojnë përsëri, ashtu siç kaluan tash e tridhjetë vite të shkuara, kur kjo parti u themelua, por emrat e atyre njerëzve të lirë, që do të mblidhen më 11 dhjetor 2021 në Kuvendin më historik të kësaj partie do të shkruhen, do të përmenden e do të kujtohen veçanërisht për misionin që ndërmorën.

Firmëtarët patriot të 2021 na rikujtuan të gjithëve se: Pa opozitë nuk ka pluralizëm, pa pluralizëm nuk ka liri, pa liri nuk ka të vërteta, pa të vërteta skuthët peng të regjimit do mbeten “oksigjen” për hajninë që po na vret pak nga pak të gjithëve çdo ditë.

Partia Demokratike e Shqipërisë nuk mundet të kthehet dot kurrë në aneksin e regjimit të hajnisë e tradhëtisë.

Ajo do të ribëhet ashtu siç ishte kur u lind, Shtëpia e Madhe e Lirisë !

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.