Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, vizitë zyrtare sot në Tiranë

kryeministri.holande

Kryeministri Holandës Rutte ka nisur një tur takimesh në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Të mërkurën ai do të qëndrojë për disa orë në Tiranë. Rutte do të pritet nga kryeministri Edi Rama me të cilin do të dali në një konferencë për shtyp. Në vemendje do të jenë problemet e integrimit.

Mark Rutte mban postin e kryeministrit që prej vitit 2010. Ai është udhëheqës i partisë politike “Partia e Popullit për Liri dhe Demokraci prej vitit 2006.

Agjenda e vizitës së kryeministrit të Holandës, Mark Rutte në Shqipëri:

11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes pranë Kryeministrisë

11.30 – Takimi i homologëve Rama-Rutte

11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri

12.30 – Konferencë për shtyp e kryeministrit Rama dhe kryeministrit të Holandës, Rutte

14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetësimit në një qendër teknologjie.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.