Ambasadorja Kim në fushatën kundër kancerit: Të nxisim mikeshat, mamatë, motrat, vajzat të bëjnë mamografi
Ambasadorja amerikane Yuri Kim u bashkua me udhëheqëse shqiptare, të mbijetuara të kancerit të gjirit, dhe aktivistë komunitetesh dje në ecjen kundër kancerit të gjirit “Fjongo Rozë më Kujton”, njoftoi ambasada amerikane.
"Për të 13-in vit rradhazi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara me krenari ka mbështetur këtë aktivitet dhe fuqizimin e grave nëpërmjet shëndetit. Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit përqëndrohet në rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më shpejt dhe të jetojnë jetë të shëndetshme.
Ambasadorja Kim i kujtoi pjesmarrësit se kjo sëmundje nuk do t'ia dijë sa e pasur je, nuk do t'ia dijë ku jeton, nuk do t'ia dijë nëse je e lumtur apo e trishtuar, ajo i ndodh të gjithave ne, mund t'i ndodhë të gjithave ne. “Prandaj shpresoj që të gjitha ne do ta bëjmë mamografinë. Nuk është e këndshme por duhet ta bëni! Dhe shpresoj që të gjitha ne të nxisim mikeshat tona, mamatë tona, motrat tona, gjyshet tona, vajzat tona që të bëjnë një mamografi”, u tha Ambasadorja Kim.
LEXO TE NGJASHME