Rama dhe kabineti i ri qeveritar betohen sot tek Presidenti
Qeveria e re me kryeministër Edi Ramën, që mori mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 prillit, do të betohet sot para kreut të shtetit Ilir Meta në një ceremoni që mbahet në orën 10:00 në Presidencë.
Kabinetit qeveritar “Rama 3” dominohet nga ministre femra. Zv.kryeministër është caktuar Arben Ahmetaj, që ka mbajtur së fundmi postin e Ministrit të Shtetit për Rindërtimin.
Arben Ahmetaj– Zv.kryeministër.
Ulsi Manja- Ministër i Drejtësisë.
Delina Ibrahimi– Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Ogerta Manastirliu– Ministre e Shëndetësisë
Bledi Çuçi– Ministër i Brendshëm
Belinda Balluku– Ministre Energjisë dhe Infrastrukturës
Olta Xhaçka– Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
Mirela Kumbaro– Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
Evis Kushi– Ministre e Arsimit dhe Sportit
Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes
Frida Krifca– Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Elva Margariti – Ministre e Kulturës
Milva Ikonomi – Ministre Shteti Për Standarded dhe Shërbimet
Elisa Spiropali– Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Bora Muzhaqi– Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Edona Bilali– Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
LEXO TE NGJASHME