Merkel ‘refuzon’ dorën e Ramës, himni ulur dhe incidenti me makinën

 0.2MERKEL.RAMA

Kancelarja gjermane, mbërriti në Pallatin e Brigadave, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

Megjithatë gjatë kësaj kohe u shënuan disa incidente pikante.

Fillimisht kancelarja gjermane ngeci për pak në makinë. Dera nuk po hapej dhe truproja tentoi ta hapë atë me forcë.

Më pas, Merkel zbriti nga makina dhe u nis të takojë Ramën. Ky i fundit i zgjati dorën, por kancelarja e ‘refuzoi’, duke kërkuar një takim me grusht. Kjo është simbolika e fundit në kushtet e pandemisë.

Më pas të dy u ulën në karrige, duke dëgjuar himnet përkatëse. Duket se kjo zgjidhje vjen pasi para disa kohësh, kancelarja gjermane pati disa momente dobësie teksa dëgjonte himnet në këmbë.

Pas dridhjeve të vazhdueshme të saj, disa vende vendosën të ofrojnë uljen në karrige për të dëgjuar himnin.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.