Shifrat e vaksinimi në botë/ Shqipëria me përqindjen më të ulët, ja kush vend kryeson

0.7politikeaaaa1630529110

Shqipëria rezulton se ka 1 milion e 458 mijë e 48 të vaksinuar deri më 1 shtator.

 Shqipëria ka 22% të popullsisë të vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19.

Sipas tabelës së përditësuar të New York Times për vaksinimin në gjithë botën, Shqipëria ka 22% të popullsisë të vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19.

Ndërsa 29% e popullsisë shqiptare ka kryer të paktën një ose dy doza.

Nga ana tjetër Emiratet e Bashkuara Arabe mbajnë kryesimin si vendi që ka administruar më shumë doza në popullatë. 87% e popullsisë së vendit aziatik ka marrë të paktën një dozë.

Malta është në krye të tabelës si vendi që ka më shumë qytetarë të vaksinuar plotësisht, 82% e popullsisë.

Në Europë vendet që kanë përparuar më shumë me vaksinimin janë Islanda Portugalia 84%, Spanja 77%, Islanda 77%, Irlanda 75%, Belgjika 73%,  Britania e Madhe 72%. Franca 72%, Norvegjia 72% apo Italia 71%. 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.