Meta shpërndan mesazhin e Papa Franceskut:Hipokriti ka frikë se e vërteta del në shesh!

0.5Meta11629917455

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë një lajm, ku Papa Francesku flet përpara një audience, e ku vë në dukje fenomenin e “virusit të hipokrizisë”.

Meta thekson se jetojmë në kohët e “virusit të hipokrizisë”, por kjo gjë duhet të marrë fund. Kreu i Shtetit shprehet ndër të tjera, se nuk është e rrallë që të hasësh në hipokritë në politikë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”.

"Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine.

Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën.

Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!"

Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.