Doni të udhëtoni drejt Italisë dhe Greqisë? Mund t’ju anulohet fluturimi, në rast se…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, me anë të një lajmërimi, ka kujtuar të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Greqisë dhe Italisë, se duhet që të plotësojnë formularin PLF brenda 24 orëve.
Aeroporti thekson se në rast se formulari nuk plotësohet brenda afatit, atëherë qytetarët nuk udhëtojnë dot.
Njoftimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejtë Italisë [🇮🇹] dhe Greqisë [🇬🇷] , ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.
-Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.
-Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/
-Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/
-Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:
- Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.
-Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:
1.Test COVID, ose
2.Një dëshmi që personi e ka kaluar ose
3.çertifikata e vaksininimit
[📍] Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t'i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.
Faleminderit për mirëkuptimin
Tirana International Airport
LEXO TE NGJASHME