Ardhja e emigrantëve, MB: Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike, të hapura edhe të shtunën

0.4pasaporta11628881343

Ministria e Brendshme njofton të gjithë qytetarët, se zyrat e aplikimit për dokumente biometrike do jenë të hapura edhe ditën e shtunë.

Sipas MB, zyrat do jenë të hapura të shtunën që në orën 08:00 të mëngjesit dhe diçka e tillë bëhet, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve të ardhur në vendin tonë.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:

NJOFTIM - Zyra e aplikimit për dokumente biometrike, të hapura edhe ditën e shtunë

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se shumica dërrmuese e zyrave të aplikimit për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në aplikimin e qytetarit të fundit në radhë.

Ky vendim është marrë me qëllim për të lehtësuar fluksin e aplikimeve gjatë ditëve të javës, për shkak të ardhjes në atdhe të shtetasve me banim jashtë vendit, të cilët kanë nevojë të rinovojnë dokumentet e identitetit.

Lista e zyrave të aplikimit pranë gjendjes civile që do të jenë të hapura të shtunën (14 gusht) është si më poshtë 👇👇

- Të gjitha zyrat e aplikimit në qarkun Tiranë, përfshirë bashkitë Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë; 

- Në Durrës, rajonet 3, 4, 5 dhe 6, përfshirë zyrat në bashkinë Krujë dhe njësitë administrative Fushë-Krujë, Xhafzotaj dhe Sukth;

- Bashkia Berat,  Gjirokastër,  Peshkopi,  Elbasan, Belsh, Fier,  Lushnje,  Divjakë,  Korçë, Lezhë,  Shkodër,  Vau i Dejës, Koplik,  Vlorë, Sarandë.

Rikujtojmë se riaplikimi për kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.