Zjarret, Meta jep i pari lajmin: Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt!
Presidenti Ilir Meta ka dhënë i pari lajmin sot se zjarret që rrezikuan tunelin e Kalimashit nuk përbëjnë më kërcënim, falë përpjekjeve të pareshtuara përgjatë gjithë natës nga forcat shqiptare dhe ato të Kosovës.
“Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt, - shkroi Meta mëngjesin e së martës në Fb. - Falenderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.
Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë.”
Kujtojmë se Presidenti Meta u nis vet mbrëmjen e djeshme drejt tunelit për të ndjekur nga afër situatën që minute pas minute po bëhej alarmante dhe kërkoi edhe mbështetjen e trupave ushtarake nga Kosova.
LEXO TE NGJASHME