Yuri Kim do takojë Lulzim Bashën, ja kur pritet të mbërrijë në selinë e PD
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim do të zhvillojë sot një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Ambasadorja pritet të mbërrijë në selinë e PD rreth orës 13.00.
Ky është takimi i parë mes ambasadores së SHBA dhe kryedemokratit Basha pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Takimi vjen pas publikimit të raportit përfundimtar nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e prillit.
LEXO TE NGJASHME