Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore, shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira

0.8basha 2

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon ndëshkim të autorëve të asaj që e quan masakër zgjedhore.

Në një postim në “Facebook”, Basha publikon një video me disa nga pikat e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, teksa thekson se PD ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore.

Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, thekson Basha, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit.

Postimi i plotë:

25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.