'Sot nis 'gjoba' Rama ndaj bizneseve të vogla: Fiskalizimi'
Nga Jorida Tabaku.
Sot nis “gjoba” Rama ndaj bizneseve te vogla - fiskalizimi Fiskalizimi nisi si një tender korruptiv që u vodhi taksave të shqiptarëve 16 mln euro dhe po vazhdon si një proces që do t’i marrë bizneseve e më tej edhe shqiptarëve të ardhrua të tjera.
Tashmë kushdo që do të shesë qoftë edhe një shishe uji do të duhet të kërkojë lejen e qeverisë përmes një programi që do t’i kushtojë deri në 2000 euro ne vit cdo biznesi.
Bizneset e vogla, kioskat në rrugë apo lokalet e vogla që sot mezi po gjallohen nga pandemia dhe ndihma e munguar ekonomike do përballen me shpenzime shtesë.
Nuk kam parë në asnjë vend të Ballkanit Perëndimor apo dhe Evropës ku u zgjidh qesja e ndihmave të shtetit, që të nisë “normaliteti” përmes taksave apo kostove të tilla.
Shqipëria është vendi i vetëm ku biznesi që mezi po merr veten nga kriza ekonomike të taksohet. Kjo është hipokrizia e Ramës, njeriu që hiqej si miku bizneseve por që është armiku numër një i tyre.
LEXO TE NGJASHME