Riker takohet me Ramën për 45 minuta, mbërrin në selinë e PD

0.6lulzim basha 60020121

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker (Filip Riker), ka mbërritur në Shqipëri për të zhvilluar disa takime të nivelit të lartë.

Zyrtari i lartë i SHBA, pas vizitës në kryeministri me Edi Ramën për rreth 45 minuta, ka shkuar menjëherë tek selia blu për të takuar Lulzim Bashën.

Ai u prit në hyrje të selisë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe deputetja e zgjedhur, Jorida Tabaku, ndërsa brenda e pret kryedemokrati Lulzim Basha.

Ndërkohë Reeker shoqërohet në këto takime nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Po ashtu në mesditë Reeker do të ndalet edhe në zyrën e ministres së jashtme, Olta Xhaçka me të cilën do të zhvillojë edhe me të një takim pune.

Reeker po zhvillon një tur takimesh në Ballkan. Pas vizitës në Milano, ai vizitoi sot Tiranën, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Ohrit ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.