Basha mbledh sot Kryesinë/ Më 17 korrik thërret Kuvendin Kombëtar të PD-së

0.5politike.basha

Partia Demokratike mbledh Kryesinë ditën e sotme, ndërsa Lulzim Basha ka thërritur Kuvendin Kombëtar të PD-së më 17 korrik.

Pritet të miratohet metodologjia e analizës në nivel qarku, dege, grupseksioni dhe seksione për zgjedhjet e 25 prillit.

Lulzim Basha u konfirmua për herë të tretë në krye të PD, pas zgjedhjeve të mbajtura më 13 qershor, ku siguroi 81% të votave të anëtarëve.

PD humbi zgjedhjet më 25 prill, ndërsa raportoi në KAS dhe më pas në Kolegj zgjedhor ankesat duke e konsideruar atë ditë si masakër zgjedhore.

Por më 15 qershor, Kolegji Zgjedhor vulosi 140 mandatet e Parlamentit të ri duke i dhënë fund odisesë së ankimimeve të opozitës, e cila mbante peng shpalljen e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve parlamentare.

PËR THIRRJEN E KUVENDIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Në mbështetje të pikës 4 të nenit 47 dhe nenit 53 të Statutit të PDSH-së, me propozim të Kryetarit të Partisë, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 18/06/2021,

VENDOSI:

Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë17 Korrik 2021, ora 11:00.

Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:

“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisëpolitike  të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.

Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturavetë Partisë.
Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”.

III. Për efekt të pikës 2 të Rendit të Ditës së Kuvendit Kombëtar, ngrihet Komisioni i Përhershëm Statutor i përbërë nga:

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm;
Edi Paloka, Nënkryetar;
Edmond Spaho, Nënkryetar;
Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas (LDG);
Belind Këlliçi, Kryetar i Forumit Rinor të PD (FRPD);
Jorida Tabaku, përfaqësuese e Kryesisë së Partisë;
Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i Kryesisë së Partisë;
Enno Bozdo, përfaqësues i Kryesisë së Partisë;
Grida Duma, përfaqësuese e Kryesisë së Partisë.

Sekretariati Teknik i Komisionit të Përhershëm Statutor përbëhet nga:

Ervin Minarolli, Sekretar për Burimet Njerëzore;
Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Zgjedhore;
Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore.

Në përputhje me pikën 4, të nenit 9 të Statutit, njoftimi për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, në datën dhe sipas Rendit të Ditës të miratuar, të bëhet menjëherë nëpërmjet mjeteve të informimit publik, si dhe nëpërmjet njoftimit të anëtarëve të Kuvendit nga:
Degët e Partisë për anëtarët e Kuvendit të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “h”, të pikës 2 të nenit 47 të Statutit.
Sekretariati Organizativ i Partisë për anëtarët e Kuvendit të përcaktuar në shkronjat “d”, “e”, “f” dhe “g”, të pikës 2 të nenit 47 të Statutit.
Organizatat partnere (LDG dhe FRPD) për përfaqësuesit e tyre, pas përcaktimit në përputhje me shkronjën “i” të pikës 2 të nenit 47 të Statutit.

Sekretari i Përgjithshëm brenda datës 3 Korrik 2021, pas konsultimit me Degët e Partisë, Sekretariatin Organizativ të Partisë dhe Kryetarët e organizatave partnere (LDG dhe FRPD), konfirmon listën finale të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, sipas pikës 2 të nenit 47 të Statutit, dhe ngarkon Drejtorinë e IT në Partinë Demokratike për njoftimin nominal me sms të secilit anëtar të Kuvendit për datën dhe vendin e zhvillimit të tij, si dhe përgatitjen dhe prodhimin e mandateve të antarësisë në Kuvendin Kombëtar.

VI.Komisioni i Përhershëm Statutor brenda datës 10 Korrik 2021 i paraqet Kryesisë së Partisë mendimin e tij mbi nevojën e ndryshimeve në Statutin e Partisë dhe nëse është vlerësuar nevoja për ndryshime, propozimet konkrete për ndërhyrjet në Statut.

VII.Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Komisioni i Përhershëm Statutor, organizatat partnere dhe Degët e Partisë, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI

Lulzim BASHA

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Gazment BARDHI



LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.