Kriminaliteti në vend: Kryeprokurori, SPAK dhe KLGJ i raportojnë sot Kuvendit
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare për të marrë një sërë vendimesh. Në tri pikat e para të rendit të ditës, do të raportojnë tri institucione të drejtësisë.
Së pari, raport i Prokurorit të Përgjithshëm për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2020. Pas tij, raporti i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të njëjtën çështje, gjendjen e kriminalitetit për vitin 2020 dhe në vazhdim, raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2020.
Në vijim, axhenda e plotë e punimeve të parlamentit sot:
LEXO TE NGJASHME