Kolegji Zgjedhor refuzon kërkesën e PD për përjashtimin e 7 gjyqtarëve

0.6zgjedhje25421

Kolegji Zgjedhor ka vendosur sot të mos e pranojë kërkesën e Partisë Demokratike "për përjashtimin nga gjykimi të padive të paraqitura nga PD dhe Aleanca për Ndryshim".

Kolegji argumentoi se pretendimet e PD se 7 anëtarët e Kolegjit j nuk garantojnë paanshmëri në gjykim, janë të pabazuara.

Në fakt, vendimi u dha përkundër shpresave të përfaqësuesit ligjor të PD, Marash Logut, që më herët vërejti në Fb: "Me urgjencë të paparë, sot në 08:30, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve (nga tetë) për shkak të cënimit të së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t'i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes). Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore."

Image

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.